Shëndetësi

Të gjithë ju që ziheni kaps, kujdes sepse shumë lehtë mund të vdisni

Të gjithë ju që ziheni kaps, kujdes sepse shumë lehtë mund të vdisni
20 nëntor 2017 • 17 : 54

Të zbulosh një trup të vdekur është gjëja më shokuese që mund ta përjetosh.

Edhe nëse profesioni juaj nuk ka të bëjë me njerëz të cilët janë të sëmurë dhe gati për të vdekur, ose direkt me njerëz të vdekur, përsëri të shohësh një të vdekur është mjaft trishtuese.

Vdekja mund të vijë në të gjitha mënyrat, edhe në ato më të çuditshmet. Kështu, disa familjarë kanë treguar storjet e tyre më të pazakonshme të mënyrës se si disa njerëz kanë vdekur.

Kështu, këto janë 4 mënyrat se si disa njerëz kanë vdekur:

1. Nga poçi elektrik

Kur një burrë kishte gjakderdhje, familjarët e dërguan
shpejtë në urgjencë, që në fillim fajtori dukej të ishte një plagë nga
një thikë. Por, kur mjekët e trajtuan plagën, ata kuptuan se gjakderdhja
nuk po ndalej dhe se ajo vinte nga mbrapa.

Pasi e rrotulluan pacientin, ata zbuluan se sulmuesi i tij
ia kishte futur një poç elektrik në anus, para se ta therrte me thikë.
Ky është një objekt veçanërisht i vështirë për t’u hequr, dhe ai vdiq
nga shoku septik pas procedurës.

2. Nga sasia e madhe e hekurit në trup

Një burrë vdiq në të pesëdhjetat e tij pas një sëmundje disa
ditëshe. Të gjithë menduan se vdiq nga sulmi në zemër, por ai në fakt
ishte duke vuajtur nga hemokromatoza, një sëmundje e rrallë e cila bën
që trupi të absorbojë shumë hekur kur hani. Në këtë rast, sasia e tepërt
e hekurit ia shkatërroi atij mëlçinë dhe bëri që venat e tij të
bllokohen. Ai vdiq ngadalë nga gjakderdhja e brendshme, transmeton
GazetaExpress.

3. Nga kapsllëku

Kur bëheni kaps, është mirë që të pini diçka për ta lehtësuar procesin, në vend se të provoni vazhdimisht të dilni jashtë. Pasi që nëse keni një zemër të dobët, mund ta pësoni shumë lehtë. Kjo
është ajo çfarë i ndodhi një burri. Ai ishte bërë kaps dhe kishte tentuar vazhdimisht që ta kryente nevojën, duke ‘shtyer’ shumë dhe duke bërë që gjaku t’i shpërthejë nga brenda.

4. Nga kafsha shtëpiake

Sipas doktorëve, macet dhe qentë provojnë t’i hanë pronarët e tyre 45 minuta pasi të vdesin, nëse janë vetëm me ta. Kështu i ndodhi një gruaje të moshuar. Ajo pësoi sulm në zemër, i cili nuk e vrau por
vetëm bëri që asaj t’i binte të fikët për disa minuta.

Në kohën kur ajo u gjet, qeni i saj kishte filluar t’a hante

 

© zëri.info