Shëndetësi

Veza rrit nivelin e kolesterolit të mirë

Veza rrit nivelin e kolesterolit të mirë
13 nëntor 2017 • 10 : 13

Deri pak kohë më parë mendohej se e verdha e vezës ishte shumë e dëmshme për trupin, për shkak të kolesterolit të lartë që përmban.

Por kohëve të fundit është parë se nuk është kolesteroli në gjak ai i cili nxit krizat e zemrës dhe rrezikun e paralizës, transmeton "Zeri.info".

Sipas një studimi bëhet e ditur se konsumimi i vezës nuk ka asnjë efekt mbi nivelin e përgjithshëm të kolesterolit në gjak.

Ndërsa, sipas një studimi tjetër të zhvilluar së fundmi thuhet se konsumimi i vezës rrit nivelin e kolesterolit të mirë, i cili mbron zemrën.

LEXO EDHE: Si ta parandaloni tradhtinë e mashkullit?

Sigurisht që ekzistojnë shumë faktorë ushqyes, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të trupit.

Edhe e verdha e vezës është shumë e pasur me vitaminën kolin e cila përveçqë ndihmon kujtesën, është shumë e rëndësishme në plotësimin e funksioneve neurologjike dhe minimizimin e infeksionit. /ZËRI/ 

© zëri.info