Shëndetësi

Kjo është arsyeja përse duhet të konsumoni lëng shege

Kjo është arsyeja përse duhet të konsumoni lëng shege
13 nëntor 2017 • 09 : 52

Me afrimin e stinës së ftohtë disa qytetarë bëjnë vaksinën kundër gripit për të qenë të mbrojtur.

Problemet e para të gripit kanë nisur menjëherë sapo edhe temperaturat nisën të bien. Shumë qytetarë kanë gjetur si zgjidhje vaksinën kundër gripit për të qenë të mbrojtur, përcjell "Zëri".

Megjithatë, ka një mënyrë më natyrale për të parandaluar gripin. Është një frutë dhe lëngu i tij që ndihmon për të përforcuar imunitetin, i pasur me vitaminë C dhe antioksidues, shumë të rëndësishme për t'u mbrojtur nga viruset.

Lëngu i shegës është një përzierje vitaminash dhe antioksiduesish. Ai forcon sistemin imunitar në mënyrë të përkryer.

LEXO EDHE: Këto ushqime ju shkaktojnë stres

Shega është e pasur me shumë elemente të rëndësishme, siç janë: magnezi, mangani, zinku, hekuri, natriumi dhe bakri, veç vitaminës C.

Stina e ftohtë nuk sjell vetëm viruset, por dhe mbrojtësit natyralë.

Shega është një mbretëreshë e tyre, transmeton "Zeri.info".

 Nuk do të thotë që ju vetëm të pini lëng shege, por gjithashtu e dobishme është edhe ngrënia e shegëve të freskëta pasi edhe përmes tyre ju arrini të merrni të gjitha vitaminat e nevojshme.

Prandaj, shfrytëzojeni sezonin e tyre sa më shumë. /ZËRI/ 

 

Image

 

© zëri.info