Shëndetësi

Truqet për të qëndruar të qetë kur gjithçka shkon keq

Truqet për të qëndruar të qetë kur gjithçka shkon keq
10 nëntor 2017 • 22 : 41

Nëse kjo periudhë për ju ka qenë e mbushur me shumë stres, atëherë kini parasysh këto këshilla të thjeshta për t’i mirë menaxhuar edhe situatat më të vështira, duke dalë prej tyre me një tjetër forcë

Në jetë jo gjithçka shkon mirë. Përkundrazi, janë më të shpeshta herët kur duket se gjithçka shkon keq. Vuajtja dhe dhimbja bëjnë pjesë në ekzistencën e çdonjërit prej nesh. Ajo që ndryshon nga një person në tjetrin është mënyra se si ata i përballojnë vështirësitë. Kështu që stresi mund të kthehet në aleat nëse menaxhohet mirë. Më poshtë ju sugjerohet se si.

Gëzoni një moment për veten nga truqet më të nënvlerësuara dhe më i dobishmi është ai i gjetjes së kohës për veten. Të qenët të arritshëm 24 orë në 24, 7 ditë në 7, nuk bën gjë tjetër veçse ju vë në një gjendje të vazhdueshme gatishmërie, duke rritur nivelin e stresit edhe në momentet në të cilat duhet të “hiqni spinën”.

Pra është e rëndësishme të mësoni të menaxhoni kohën tuaj. Provoni të gjeni ndonjë moment relaksi, duke fikur telefonin dhe duke qëndruar vetëm me një libër të mirë ose mund të bëni një shëtitje në ajër të pastër, për të ngazëllyer trupin dhe shpirtin.

Pranoni realitetin

Është e pamundur të jetoni një ekzistencë pa vështirësi dhe momente krize. Por ajo që ka rëndësi është të dini t’i menaxhoni pa u “gëlltitur” nga ngjarjet e ndryshme të së përditshmes. Është e nevojshme të pranoni realitetin për atë çka është dhe të reagoni. Por si? Duke u përpjekur të qëndroni të qetë përballë asaj që ju duket negative, por nga e cila në të vërtetë mund të merrni diçka pozitive. Nuk është e thjeshtë, por është gjithmonë më mirë që të mos dëshpëroheni gjithmonë, sepse jeta nuk është perfekte ashtu siç e dëshironi.

Hap pas hapi

Nuk mund të pretendoni se jeta juaj do të ndryshojë nga një ditë në tjetrën, as nuk mund të jeni të trishtuar dhe të stresuar në mbrëmje dhe në mëngjes të lumtur! Ajo që po jetoni është një rrugëtim në rritje dhe si i tillë duhet përballuar hap pas hapi, ditë pas dite. Është e nevojshme të jeni konstant, të dini se edhe do të rrëzoheni, por që gjithçka do të kalohet në njëfarë mënyre, ndërsa ringritja, në fund të fundit, do t’iu japë më shumë kënaqësi.

Jini mirënjohës

Është e nevojshme të mësoni të pretendoni më pak nga çfarë keni rrotull jush. Është e vërtetë, ka nga ata që janë mirë edhe pa ju, por ka edhe të tjerë që ndihen keq. Sekreti është të vëzhgoni nga jashtë, me sy të tjerë. Duke u përqendruar në aspektet pozitive të jetës suaj, ju do ta ndihmoni veten të gjejë stimulin për të ecur përpara.

Gjithçka është e përkohshme

Këtë mund ta ketë vërtetuar ndopak çdokush prej jush. Dielli kthehet serish edhe pas ditëve të stuhisë. Kjo gjë ndodh si në natyrë, ashtu edhe në jetën e njerëzve. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Kjo gjë vlen si për gjërat e bukura, ashtu edhe ato të shëmtuarat. Kjo është e rëndësishme për t’u kujtuar në momentin kur mendoni se një moment negativ do të zgjasë përgjithmonë. Ju nuk mund të dini kurrë se çfarë mund t’iu rezervojë e ardhmja. Për këtë është e nevojshme të dini të shijoni momentet e bukura dhe të jeni në gjendje të shihni perspektivën e drejtë, edhe në situatat më të vështira.

Qëndroni pozitiv

Duket e çuditshme, por lumturia “e thërret” lumturinë! Nëse qëndroni optimistë duke e parë “gotën gjysmë plotë” edhe në situatën më tragjike do të jeni gjithmonë të parët që do të përfitoni nga entuziazmi juaj. Gjetja e anës pozitive në disa momente nuk është e thjeshtë, për të mos thënë e pamundur, por ju nuk keni nevojë për një arsye specifike për të ruajtur qetësinë. Të qenët pozitiv, duhet të jetë një lloj strategjie dhe jo një zgjidhje. Kështu ju do të zbuloni se brenda vetes keni një forcë të paimagjinueshme.

Limitoni kafenë

Në fund, një këshillë praktike. Reduktoni marrjen e kafeinës. Pirja e kafesë stimulon çlirimin e adrenalinës, shkruan Shqip. Kjo mund të ketë efekte pozitive kur është e nevojshme që organizmi të japë një përgjigje të menjëhershme një stimuli vendimtar, por nuk duket i dobishëm për një periudhë të gjatë. 

© zëri.info