Shëndetësi

Këmbë dhe duar të ftohta? Ja si ta zgjidhni këtë problem

Këmbë dhe duar të ftohta? Ja si ta zgjidhni këtë problem
21 tetor 2017 • 23 : 27

Qarkullimi i dobët i gjakut njihet edhe si “vrasës i heshtur” dhe mund të shfaqet si pasojë e faktorëve të ndryshëm, përfshirë edhe aktivitetin e dobët fizik, hipertensionin, diabetin, pirjen e duhanit, abuzimin me drogë etj.

Simptomat me kohën zhvillohen dhe është mirë t’i njihni ato me kohë, transmeton Telegrafi.

Nëse veç keni probleme me qarkullim të dobët të gjakut, atëherë ilaçet natyrale janë më të përsosurat për ta ndrequr këtë problem.

Konsumoni më shumë ujë
Është e domosdoshme të pini të paktën tetë gota ujë në ditë, pasi që uji e përmirëson qarkullimin e gjakut, dhe kësisoj oksigjeni dhe vlerat tjera ushqyese barten në indet dhe organet tuaja.

Veç kësaj, uji e përmirëson tretjen dhe qelizat.

Hudhra

Studime të fundit tregojnë se hudhra është thelbësore për shëndetin kardiovaskular.

Kjo pasi që hudhrat e zvogëlojnë rrezikun e arterosklerozës, për shkak se e parandalojnë ndërtimin e stemave në arterie dhe e zvogëlojnë shtypjen e gjakut.

Vaji i peshkut

Acidët omega-3 që gjenden në vaj të peshkut ndihmojnë në heqjen e yndyrave në arterie dhe shkaktojnë qarkullim më të mirë të gjakut.

Xhenxhefili

Nëse konsumoni xhenxhefil rregullisht, ju do të parandaloni shumë sëmundje kardiovaskulare, pasi që përbërësit e vet promovojnë qarkullim adekuat të gjakut.

© zëri.info