Shëndetësi

Kujdes, këto gjëra dëmtojnë sytë!

Kujdes, këto gjëra dëmtojnë sytë!
19 tetor 2017 • 09 : 25

Edhe pse prindërit tanë na kanë këshilluar të gjithëve se nuk duhet të ulemi shumë afër televizorit, në mënyrë që të mos dëmtojmë shikimin, kjo nuk është e vetmja gjë që dëmton sytë.

Lexoni për gjërat që i bëjnë shumë njerëz dhe janë të rrezikshme për sytë.

- Përdorimi i grimit të vjetruar: Produktet kozmetike duhet ndryshuar çdo tre muaj, sidomos kur është fjala për rimelin. Megjithatë, edhe në qoftë se përdorni hijezimet për sy me datë të skaduar, ajo çfarë nuk duhet lejuar është të mos shkoni në krevat pa e hequr grimin, transmeton "Zeri.info".

- Duhani:

Image

Nuk duhet të pini duhan për shumë arsye. Pirja e duhanit dhe sidomos tymi i tij rrit rrezikun e kataraktit dhe dëmton retinën e syrit. Duhani pengon trupin tuaj të furnizohet me vitaminat e duhura dhe të ushqehen indet në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe indet në sy. 

LEXO EDHE: Pse njerëzit merren me thashetheme?

- Nuk shkoni me rregull te mjeku: Rregullisht vizitoni mjekun, veçanërisht në qoftë se  keni një sëmundje që mund të ndikojë te sytë, të tilla si, tensioni i lartë i gjakut ose diabeti. Nëse nuk kontrolloni diabetin ai mund të çojë në verbëri, paralajmërojnë mjekët. /ZËRI/

© zëri.info