Shëndetësi

Gjithçka që duhet të dini rreth vezëve: Sa vlera ushqyese kanë, sa shpesh duhet t’i hani dhe a janë të dëmshme

Gjithçka që duhet të dini rreth vezëve: Sa vlera ushqyese kanë, sa shpesh duhet t’i hani dhe a janë të dëmshme
18 tetor 2017 • 15 : 03

Vezët konsumohen në të gjithë botën, duke përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë, ku shumica e njerëzve kryesisht i konsumojnë vezët në mëngjes.

Kjo është gjë e mirë, sepse vezët janë vërtet një super ushqim: janë të mbushura me vlera ushqyese, si dhe nuk janë të shtrenjta. Por, ende ka shumë pyetje rreth mënyrave të shëndetshme për t’i ngrënë ato, e këtyre pyetjeve u janë përgjigjur shkencëtarët më poshtë, transmeton Telegrafi.

CILAT VLERA USHQYESE GJENDEN NË VEZË?
Shumë vlera ushqyese gjenden në vezë! Vlera kryesore e vezëve është proteina – dhe kjo është arsyeja se përse shumë bodibuilder njihen si konsumues të të bardhëve të vezës.

Një vezë ka mesatarisht 6-7 gramë proteinë. Por, përveç proteinës, vezët përmbajnë edhe vitaminë D, A, E dhe B12, përmbajnë acide yndyrore omega-3, antioksidantë si luteini dhe zeaxanthini, si dhe hekur.

Vlen të ceket se vezët kanë shumë pak kalori, ku një vezë ka rreth 80 kalori.

A DUHET TË BRENGOSEM PËR KOLESTERINËN NË VEZË?
Ekspertët thonë se mjafton ta konsumoni një vezë në ditë. Në fakt, nutricionistët e njohur rekomandojnë të hani rregullisht vezë – por që kjo i bie të hani gjashtë vezë në javë – qoftë nga një në ditë, apo nga dy për dy-tri ditë.

Në vitin 2016, shkencëtarët e SHBA-së kishin zbuluar se konsumimi i përditshëm i vezëve është i ndërlidhur me një zvogëlim të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

A DUHET TË MOS E KONSUMONI TË VERDHËN E VEZËS?
Jo, nuk bën ta shmangni këtë pjesë të vezës. Omëletat me të bardhë të vezës janë të preferuarat për shumicën e njerëzve, e kryesisht për shkak të brengave se e verdha e vezës përmban shumë kolesterinë.

Megjithatë, nëse e konsumoni vetëm të bardhët e vezës ju do të mbeteni pa konsumuar shumë vlera ushqyese, prandaj është më e shëndetshme ta hani tërë vezën.

CILA KA EKZISTUAR E PARA: PULA APO VEZA?
Bibla thotë pula, shkenca thotë veza. Zgjedhni vetë!

© zëri.info