Shëndetësi

Shënohet dita për personat e shurdhër

Shënohet dita për personat e shurdhër
25 shtator 2017 • 10 : 26

Zyra për Qeverisje të Mirë pranë zyrës së kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Personave të Shurdhër do të organizojë sot konferencë e cila mbahet me rastin e shënimit të Ditës dhe Javës Ndërkombëtare për Personat e Shurdhër në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Republika e Kosovës këtë vit ka jetësuar me sukses të drejtën e qytetarëve të shurdhër për të marrë shërbime në gjuhën e shenjave sipas nevojave të tyre në të gjitha institucionet publike në vend.

“Si rrjedhojë në këtë konferencë do të diskutohet mbi progresin në këtë proces, si dhe sfidat e tjera që kanë personat e shurdhër dhe në përgjithësi personat me aftësi të kufizuar në realizimin e të drejtave të tyre. Për më tepër kjo ditë promovon synimin dhe angazhimin e Qeverisë që Personat me Aftësi të Kufizuara dhe veçanërisht në këtë rast Personat e Shurdhër të trajtohen me dinjitet dhe të mos mbesin të margjinalizuar por të jenë pjesë e barabartë dhe aktive e shoqërisë tonë”, thuht në njoftimin e Qeverisë.

Në këtë konferencë e cila do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 13:30, do të flasin kryeministri Ramush Haradinaj, ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, Bujar Kadriu, kyetar i Forumit Kosovarë të Aftësisë së Kufizuar dhe të tjerë.

© zëri.info