Shëndetësi

Gratë me fizik prej një molle rrezikohen nga kanceri vdekjeprurës

Gratë me fizik prej një molle rrezikohen nga kanceri vdekjeprurës
18 shtator 2017 • 16 : 41

Gratë që kanë fizikun e tyre në formë molle,  janë në rrezik të zhvillojnë një formë vdekjeprurëse të kancerit të gjirit, sugjeron një studim i ri.

Por ato që kanë një fizikë në formë dardhe, me yndyrë të ruajtur në kofshët, hips dhe mollaqe, janë të prirur për një formë më të shërueshme të sëmundjes, thotë një hulumtim i ri, transmeton Klan Kosova.

Për vite, shkencëtarët kanë paralajmëruar për rreziqet e obezitetit për shkak të dëshmive të rolit të saj në nxitjen e kancerit të gjirit në mesin e rreziqeve të tjera shëndetësore.

Por studimi kinez thotë se lidhja në mes obezitetit dhe kësaj forme të sëmundjes del të jetë më komplekse sesa është menduar më parë.

© zëri.info