Shëndetësi

Enët plastike i rrezikojnë veshkat

 Enët plastike i rrezikojnë veshkat
18 shtator 2017 • 15 : 53

Nga ato mund të konsumoni diçka të ftohtë, por kur bëhet fjalë për ushqim të ngrohtë, lirisht harrojeni këtë shprehi.

Pa marrë parasysh se a shërbehet ushqimi në to në restorante të ushqimit të shpejtë apo nga to hani në piknik, duhet ta dini që enët plastike janë të rrezikshme për shëndetin e veshkave.

Në fakt, nga ato mund të hani ndonjë gjë të ftohtë, por kur bëhet fjalë për ushqim të ngrohtë, lirisht harrojeni këtë shprehi, sepse ekspertët nga Tajlanda kanë vërtetuar se temperaturat e larta e rrisin sasinë e melamines, së cilës i ekspozohet organizmi i njeriut, ndërsa kjo rritë rrezikun nga krijimi i gurëve në veshka.

Këtë e ka konfirmuar edhe udhëheqësi i studimit, Chi-Fang Wu, duke thënë se “enët nga plastika lirojnë sasi të madhe të melamines kur në to shërbehet ushqimi i ngrohtë”.

Në studim kanë marrë pjesë dy grupe njerëzish. Njëri ka ngrënë supë nga pjatat qeramike, ndërsa tjetri nga enët plastike.

Niveli i melaninës në urinë pas 12 orësh ka qenë 8/35 mikrogramë te personat që kanë ngrënë nga enët plastike, ndërsa 1,3 mikrogramë te personat që kanë ngrënë nga enët qeramike.

Enët plastike duhen ruajtur dhe nga gërryerja ashtu si nga nxehtësia. Nëse enët plastike gërryhen rritet dhe rreziku i mbledhjes së mikrobeve.

Këtu nuk flitet për pjatat plastike që përdoren vetëm njëherë, por për ato enë plastike të cilat përdoren shpesh herë.

Nuk pretendojmë në një përgjigje absolute dhe as të shmangim përdorimin e tyre sepse do të ishte e pamundur por janë disa gjëra që duhen ditur për të evituar ndikimin e përbërësve kimikë të plastikës në ushqim.

Plastika ka vetinë t’i lëshojë substancat e saj të dëmshme në kontakt me ushqimin e nxehtë prandaj, nëse keni ndërmend të konservoni diçka në enë plastike të paktën prisni deri sa të ftohet.

Si kuptohet plastika cilësore?

Llojet e plastikës klasifikohen në mes numrave një deri në shtatë, kur duam të blejmë enë plastike duhet të shohim numrat e shkruar nën enë. Ata enë që kanë të shkruar numrat 3, 6,dhe 7 janë të dëmshme dhe nuk duhet t’i përdorim.

Nëse nën enë nuk ka asnjë numër – siç ndodh në materialet e shitura tek ne – është edhe më keq!

Prandaj është e rëndësishme brenda mundësive që kemi të marrim produkte cilësore.

© zëri.info