Shëndetësi

Rriten rastet me kancer të gjirit

Rriten rastet me kancer të gjirit
16 shtator 2017 • 21 : 17

Për tetë muaj 209 raste të reja me kancer të gjirit.

Sëmundja e kancerit të gjirit në Kosovë këtë vit ka shënuar një rritje të lehtë.

Kështu thonë mjekët onkolog në Institutin Onkologjik.

Vetëm në tetë mujorin e parë të këtij viti në këtë institut janë paraqitur 209 raste të reja me kancer të gjirit.

Ndërsa mosha më e prekur është 35-45 vjeçe, por pa përjashtuar edhe moshat më të reja.

 

© zëri.info