Shëndetësi

Ja pse është mirë të konsumoni kungullesha

Ja pse është mirë të konsumoni kungullesha
16 shtator 2017 • 10 : 08

Nëse dëshironi të konsumoni perime me ndikim të shumtë në organizëm kungulli është përzgjedhja ideale.

Ekzistojnë disa mënyra të përgatitjes së tyre derisa organizmit tuaj i dhuroni disa lloje të ndryshme të vitaminave dhe të mineraleve, transmeton "Zeri.info".

Përveç ndikimit të shkëlqyer që ka në organizëm dhe shijes së mirë ekzistojnë edhe disa fakte rreth kungujve që do t’ju habisin!

Kungulli i njomë përmban një sasi të madhe të kaliumit – 295 miligramë për 250 gramë apo 8% e marrjes së rekomanduar ditore të këtij minerali.

LEXO EDHE: Lajthia kundër anemisë

Kolegji Amerikan i Kardiologëve beson se kaliumi mund të jetë ndihmë e madhe kur bëhet fjalë për kontrollin e presionit të gjakut, duke reduktuar efektet e dëmshme të kripës në trupin tuaj.

Studimet tregojnë se rritja e futjes së kaliumit mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në tru, si dhe t’i zvogëlojë shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. /ZËRI/ 

© zëri.info