Shëndetësi

Gabimi që bëni çdo ditë kur lani fytyrën tuaj

13 shtator 2017 • 15 : 52

 

Të lash fytyrën në mëngjes dhe në darkë është pjesa më kryesore për rutinën e kujdesit ndaj lëkurës.

Por nëse e përfundoni këtë detyrë ndërkohë që laheni në dush, po e shkatërroni lëkurën tuaj.

Eksperti Kaye Scott tha për Daily Mail Australia se nxehtësia dhe presioni i ujit e dëmton fytyrën tonë.

“Shumë njerëz ende e lajnë fytyrën në dush me të njëjtën temperaturë dhe presion që lajnë trupin.Por kjo nuk është një ide e mirë pasi një dush i nxehtë i acaron kapilarët dhe enët e gjakut në faqe duke përkeqësuar lëkurën dhe e bërë jo tërheqëse.”- u shpreh Kaye, themeluese dhe drejtuese e The Clinic në Sidnei.

Ndërkohë që dermatologë të tjerë pranojnë se uji i nxehtë mund të çojë në “mbi-pastrim” dhe të heqë yndyrnat mbrojtëse të lëkurës tonë.

Presioni gjithashtu mund të irritojë, thajë lëkurën apo zgjerojë enët e gjakut duke e bërë fytyrën të duket më e kuqe.

‘Mënyra më e mirë për ta bërë lëkurën tuaj të duket perfekte është ta lani në lavamanin e banjos tuaj duke u siguruar që uji është i vakët”- shton Scott.

© zëri.info