Shëndetësi

Orinda dhe Turjani po bëhen prindër? Ky i fundit ‘godet’ me përgjigje (Foto)

Orinda dhe Turjani po bëhen prindër? Ky i fundit ‘godet’ me përgjigje (Foto)
12 shtator 2017 • 18 : 38

Rreth dy muaj më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare me një dasmë spektakolare që mblodhi të ftuar të shumtë VIP.

Pas dasmës Orinda Huta dhe Turjan Hyska u nisën për muajin e mjaltit që përfshiu disa udhëtime të bukura dhe tani më në fund i janë rikthyer normalitetit. Por ashtu si shumë çifte të sapormatuara, edhe dyshja e famshme e ekranit nuk mundi t’i shpëtojë pyetjeve për një fëmijë të mundshëm.

Në një intervistë të shkurtër për emisionin ‘Prive’ në 20-vjetorin e emisionit ‘Opinion’, i pyetur nëse po presin një fëmijë, Turjan Hyska u përgjigj: ‘Duke punuar jemi. Punët po shkojnë mirë. Me tre turne po punojmë, mëngjes, drekë , darkë dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë.’ Dyshja la kështu të kuptohet se ata po përpiqen të bëjnë një fëmijë, që od të jetë dhe i pari për ta.

© zëri.info