Shëndetësi

Dobi të shumta nga ngrënia e portokallit

Dobi të shumta nga ngrënia e portokallit
09 shtator 2017 • 09 : 36 foto • zëri.info

Portokalli jo vetëm që e zvogëlon nivelin e kolesterolit të dëmshëm në gjak, por ai njëkohësisht e zvogëlon edhe trashjen dhe forcimin e enëve të gjakut dhe atë afro 30%, bëjnë të ditur shkencëtarët britanikë.

Lëngu i portokallit ndikon në rritjen e formimit të oksideve të azotit, lëndë kimike, të cilat mbrojnë nga krijimi i shtresave yndyrore në enët e gjakut. Frytet e portokajve përmbajnë karbohidrate dhe fruktozë, acide organike, kripëra, materie azotike, celulozë, fitoncide dhe sasi të lartë të vitaminave A1, B1, B2 dhe C.

Lëngu i portokallit ndikon pozitivisht edhe në flokë dhe u jep fortësi dhe elasticitet, i forcon thonjtë dhe u jep shkëlqim atyre. Ndikim të lehtë ka edhe në sistemin imun. Kjo pemë ndihmon edhe në përmirësimin e apetitit dhe stimulon zorrët, zvogëlon etjen, etj./Zeri/.

© zëri.info