Shëndetësi

Qepa, selinoja dhe lakra jeshile ndihmojnë kundër alergjisë

Qepa, selinoja dhe lakra jeshile ndihmojnë kundër alergjisë
09 shtator 2017 • 09 : 35 foto • zëri.info

Brokoli dhe kungulli zvogëlojnë nivelin e histaminës, një substancë që shkakton alergji. E njëjta gjë vlen edhe për qepën dhe hudhrën, të cilat janë të pasura me kvercetinë, që vepron si një antihistaminë.

Qepa dhe hudhra

Ndryshimet klimatike zgjasin lulëzimin e bimëve dhe në këtë mënyrë edhe përhapjen e polenit, e cila është arsyeja pse Akademia Amerikane për Alergji, Astmë dhe Imunitet pretendon se sezoni i alergjisë mund të zgjasë edhe në vjeshtë. Këto simptome mund të lehtësohen nga qepa dhe hudhra, të cilat kanë në sasi të mjaftueshme kvercetinë dhe flavanoide që veprojnë si një antihistaminë, një substancë që bllokon reaksionet alergjike.

Karota

Është e pasur me karroteonide, komponime që efektivisht largojnë alergjinë. Studimet kanë konfirmuar se njerëzit, të cilët konsumojnë perime të pasura me karroteonide, më rrallë vuajnë nga alergjitë se sa të tjerët. Përveç beta-karotenit të përfshirë në karota, është e rekomanduar për të marrë edhe likopenë dhe luteinë. Rekomandohet për të ngrënë domate dhe perime me gjethe jeshile.

Lakra jeshile

Sikurse brokoli, lakra jeshile zhbllokon sinuset, duke larguar rrjedhjen nga hundët dhe ethet që shoqërohen nga alergjia. Përveç kësaj, është e pasur me vitaminë A, e cila rrit imunitetin dhe largon simptomat. Studimet kanë konfirmuar se njerëzit, të cilët kanë probleme me mungesën e vitaminës A, shpesh vuajnë nga alergjia dhe astma.

Selinoja

Përveçse ndihmon me presionin e lartë të gjakut dhe dhimbjet kronike, selino lehtëson edhe simptomat alergjike. Selino vepron si antiinflamator dhe është e pasur me vitaminë C. Është e rekomanduar të konsumohet e zier, sepse në këtë mënyrë do të ruajë të gjitha vlerat e rëndësishme.

Vitaminat: A, C, D, E

Proteinat: 1.7 g

Mineralet: hekur, magnez, kalium

© zëri.info