Shëndetësi

7 shenjat që tregojnë ‘fshehurazi’ simptomat e leukemisë

7 shenjat që tregojnë ‘fshehurazi’ simptomat e leukemisë
08 shtator 2017 • 14 : 11

Leukemia njihet si kanceri i gjakut, i cili ndikon në qelizat e bardha të trupit tuaj. Ato janë përgjegjëse për luftën kundër infeksioneve dhe sëmundjeve. Ata njerëz që vuajnë nga leukemia kanë dëmtuar qelizat e bardha të gjakut që mbushin qelizat e shëndetshme dhe mund të shkaktojë probleme serioze.

Këtu janë disa nga shenjat e saj të cilat kurrsesi s’duhet t’i injoroni:

Lëkurë e zbehtë

Për shkak të faktit që ju keni vetëm disa qeliza të shëndetshme, mund të zhvilloni aneminë që mund të rezultojë në lëkurë të zbehtë. Anemia gjithashtu mund të bëjë që duart tuaja të ndihen të ftohta gjatë gjithë kohës, sipas disa ekspertëve.

Lodhje

Lodhja është një simptomë e zakonshme e leucemisë. Anemia mund të jetë gjithashtu fajtore për lodhjen tuaj.

Infeksione

Qelizat e gjakut janë thelbësore për sistemin tuaj imunitar. Infeksionet ose ethet janë ndër simptomat më të zakonshme që në rastet e leucemisë.

Probleme me frymëmarrjen

Nëse vëreni që frymëmarrja juaj është ndryshe nga ajo e mëparshmja, atëherë bëni mirë të konsultoheni sa më parë me mjekun tuaj.

Disa simptoma të tjera:

Gjakderdhje nga hundra;
Nyje limfatike të fryra;
Ethe ose të dridhura.

© zëri.info