Shëndetësi

Ndërhyrjet kirurgjikale urgjente në Spitalin Amerikan, shpëtim jete për pacientët

Ndërhyrjet kirurgjikale urgjente në Spitalin Amerikan, shpëtim jete për pacientët
05 shtator 2017 • 10 : 53 foto • zëri.info

71 vjeçari nga Peja, M.Kameraj kishte kohë të gjatë që nuk po bënte një jetë normale dhe të shëndetshme.

Siç edhe ai tregon, prej disa viteve kishte probleme të herë pas herëshme me zorrët në pjesën e abdomenit (barkut) dhe si pasojë kishte dhimbje të papërballueshme duke mos e lejuar të bënte një jetë të qetë.

Pas disa endjesh në qendra të tjera mjekësore, M.K paraqitet në emergjencë me dhimbje të forta në pjesën e abdomenit, dhimbje të cilat nuk mund t’i duronte. Falë një diagnostikimi të shpejtë në kohë ai brenda orës me urgjencë është futur në sallën e operimit nga ekipi i kirurgëve të Spitalit Amerikan.

Operimi i cili u realizua me sukses ishte një nga operacionet e vështira të cilët zgjasin nga tre deri në katër orë e që në Spitalin Amerikan janë rutinë e punës së vazhdueshme.

Dr.Ilir Fazliu – Kirurg i Përgjithshëm, pjesë e ekipit që operuan pacientin M.Kameraj, thotë se gjendja e pacientit tashmë është shumë e mirë, pavarësisht që gjendja fillestare e tij ishte shumë e rëndë.

“Pacienti M.K vuante nga Ileus me strangulacion me prekje vaskulare dhe me momoribiditete kardiake dhe pulmonare, gjendja e tij kur erdhi në fillim ishte shumë e rëndë, mirëpo pas ndërhyrjes urgjente  gjendja e tanishme e pacientit është shumë e mirë dhe mund të vazhdojë jetën normale pranë gjirit familjar”, thotë Dr. Fazliu.

Edhe pse M.K vuante nga mbështjellja e zorrëve me prekje të furnizimit të gjakut dhe sëmundje të tjera shoqëruese të zemrës dhe mushkërive, ai sot është shumë mirë, falë  ndërhyrjes urgjente të ekipit të kirurgëve të Spitalit Amerikan, profesionalizimit dhe punës fleksibile të të gjithë ekipit mjekësorë.

Image

 

© zëri.info