Shëndetësi

Efektet e shëndetshme të boronicës

Efektet e shëndetshme të boronicës
04 shtator 2017 • 16 : 50

Studiuesit kanë gjetur se konsumi i lëngut të koncentruar të boronicës zhvillon funksionet kongitive të trurit tek të moshuarit.

Studimin i realizuar nga Universiteti Exeter dhe i publikuar në faqen e internetit të universitetit, ka vënë në dukje se individët e shëndoshë të moshës 65-77 vjeçare që konsumojnë rregullisht lëng të boronicës kanë pasur zhvillim në funksionet kognitive të trurit, ndërkohë që te individët në fjalë ka pasur edhe përmirësim të qarkullimit të gjakut në tru dhe aktivitetin e trurit.

Nga 26 persona të shëndoshë që i janë nënshruar eksperimentit, 12 personave për çdo ditë gjatë 12 javëve u është dhënë 30 mililitra lëng i koncentruar boronice i siguruar nga 260 gram boronicë, ndërsa 14 të tjerë kanë marrë placebo, transmeton Klan Kosova.

Studimi ka përjashtuar të gjithë ata që ka thënë se kanë konsumuar më shumë se pesë racione fruta dhe perime në ditë, teksa të gjithë pjesëmarrësve u është thënë të vazhdojnë me dietën e tyre normale gjatë studimit.

Para dhe pas periudhës 12-javore, pjesëmarrësit u janë nënshtruar një sërë testesh kongitive, ndërsa me skaner MR është monitoruar funksioni i trurit të tyre dhe është matur qarkullimi i gjakut në tru.

Në krahasim me grupin që kishte marrë placebo, ata që konsumuan boronicë kanë treguar rritje të ndishme në aktivitetin e trurit në zonat e trurit që i janë nënshtruar testit. Po ashtu, te këta persona është vërejtur përmirësim në aktivitetin e trurit dhe qarkullimin e gjakut në tru.

Dr. Joanna Bowtell, kryetare e Departamentit të Shkencave Sportive dhe Shëndetësore në Universitetin Exeter, ka thënë se “Funksionet tona kognitive priren të zvogëlohen derisa ne plakemi, por hulumtimet e mëparshme kanë treguar se këto funksione të trurit te individët e shëndoshë të moshuar mund të ruhen më mirë me dieta të pasura me ushqime me bazë bimore”.

Boronica, e cila është e pasur me komponentën e quajtur flavonoid që gjendet te pemët dhe perimet me ngjyrë të errët, njihet si antioksidant dhe antiinflamator. Studimet e mëparshme kanë treguar se dietat e pasura me pemë dhe perime zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e demantias, shkruan Gazeta Shneta, transmeton Klan Kosova.

© zëri.info