Mos i hani kėto ushqime nė barkun bosh

Mos i hani kėto ushqime nė barkun bosh

SHPËRNDARJE

11 Gusht 2017 • 09:09 •

Stomaku reagon në mënyra të ndryshme ndaj ushqimeve të caktuara kur ai është bosh. Disa ushqime të shëndetshme nuk mund të hahen në këtë rast. Ato mund të shkaktojnë diarre, dhimbje stomaku dhe shqetësime të tjera. Mësoni se cilat ushqime duhet dhe nuk duhet t’i hani me stomakun bosh, transmeton "Zeri.info".

Ngrënia e domateve me stomakun bosh rrit aciditetin e tij dhe shkakton ulcerën. Pirja e kafesë apo çajit me stomakun bosh mund të shkaktojë përzierje. Gjithashtu, ajo mund ta nxisë aciditetin e lartë të stomakut. Portokalli, limoni dhe qitro mund të shkaktojnë shumë probleme te njerëzit me inflamacion të ulët në ezofag. Pijet me sheqer, duke përfshirë lëngjet, nxisin dëshirën për të ngrënë.

Kosi përmban shumë acid dhe i bën shumë keq stomakut nëse e përdorni në mëngjes.