Shëndetësi

Hani shtatë arra në ditë

Hani shtatë arra në ditë
11 gusht 2017 • 09 : 06

Ky frutë është aq i pasur me antioksidues që ndihmojnë trupin për të luftuar kundër radikaleve të lira, të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë shumë sëmundje, sipas një studimi në Universitetin e Pensilvanisë, transmeton "Zeri.info".

Arrat, ose frutat me lëvozhgë të tilla si, bajame, kikirikë, fëstëkë, lajthi dhe arrat indiane, janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore të pangopura, vitamina dhe proteina, megjithatë studiuesit thanë se njerëzit nuk e konsumojnë këtë frutë në sasi të mjaftueshme.

“Rekomandimi ynë është për t’i ngrënë shtatë arra në ditë”, thotë udhëheqësi i këtij studimi, Joe Vinson. Përveçse janë të pasura me antioksidues, arrat janë gjithashtu të pasura me fibra të shëndetshme, proteina, vitamina dhe minerale. Prandaj nuk është befasi që studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i arrave mund t’i zvogëlojë shanset e zhvillimit të diabetit të tipit

2.“Arrat janë ndër ushqimet më të shëndetshme, përpara të gjitha llojeve tjera të ushqimeve. Një grusht arra përmban pothuajse dy herë më shumë antioksidues se çdo lloj tjetër i frutave me lëvozhgë. Për fat të keq njerëzit nuk konsumojnë arra aq sa duhet.

Hulumtimi ynë tregon se të ushqyerit e shëndetshëm duhet t’i përfshijë edhe arrat”, tha Dr Joe Vinson. Fruta e arrës përmban nivele të larta të vajit (55-65%), si dhe proteina me cilësi të lartë (15%), karbohidrate, por edhe është gjithashtu e pasur me kalium, magnez, fosfor, hekur dhe vitamina B dhe C.

Shumë njerëz shmangin ngrënien e arrave, sepse mendojnë se mund të ndikojnë në rritjen e peshës. Megjithatë, arrat përmbajnë yndyra të shëndetshme që nuk bllokojnë enët e gjakut. Nëse konsumoni arra nuk do të fitoni në peshë, por në të kundërtën, mund të humbni peshë, sepse do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore.

Vitaminat: B, C

Proteinat: 27 g

Mineralet: Kalium, magnez, fosfor, hekur

1. Antioksiduesit

Arrat janë ndër ushqimet më të shëndetshme, përpara të gjitha llojeve tjera të ushqimeve. Një grusht arra përmban pothuajse dy herë më shumë antioksidues se çdo lloj tjetër i frutave me lëvozhgë

2. Proteinat

Fruta e arrës përmban nivele të larta të vajit (55-65%), si dhe proteina me cilësi të lartë (15%), karbohidrate, por edhe është gjithashtu e pasur me kalium, magnez, fosfor, hekur dhe vitamina B dhe C. Shumë njerëz shmangin ngrënien e arrave, sepse mendojnë se mund të ndikojnë në rritjen e peshës

3. Acidet

Arrat, ose frutat me lëvozhgë të tilla si, bajame, kikirikë, fëstëkë, lajthi dhe arrat indiane, janë gjithashtu të pasura acide yndyrore të pangopura, vitamina dhe proteina, megjithatë studiuesit thanë se njerëzit nuk e konsumojnë këtë frutë në sasi të mjaftueshme

© zëri.info