Shëndetësi

Këto janë arsyet pse bebet qajnë muajt e parë të lindjes

Këto janë arsyet pse bebet qajnë muajt e parë të lindjes
09 gusht 2017 • 21 : 19

Shumë fëmijë fillojnë të shfaqin një refuzim të gjirit kryesisht në periudhat:

7-10 ditë pas lindjes, 2-3 javë, 4-6 javë, 3 muaj, 4, 6, 9 muaj pas lindjes etj.

Pra pas çdo momenti që ai ka mësuar diçka të re, ka hedhur një hap tjetër drejt rritjes dhe kjo është diçka kalimtare.

Ndërkaq ju duhet të përpiqeni të kuptoni në çdo moment çfarë e shkakton refuzimin e fëmijës.

Disa nga arsyet e tjera mund të jenë:

• Disa fëmijë qajnë gjatë pirjes sepse kanë nevojë të gromësijnë, disa fëmijë kanë nevojë ta bëjnë këtë më shpesh pra jo vetëm në fund të pirjes.

• Fëmija hutohet nga diçka që shikon përreth.

• Qumështi del shumë ngadalë nga gjiri dhe fëmija acarohet, pasi fluksi i paket i shkakton atij edhe gazra apo ndjesi të së vjellës.
• Disa fëmijë kërkojnë që qumështi të dalë me presion më të madh, pra nëse fillimisht ka dale me presion mund te ndodhe qe fluksi te bjere, dhe ne momentin që qumështi fillon të dalë pak më ngadalë ai bëhet i paduruar dhe qan. Kujdes! Kjo nuk do të thotë se qumështi juaj nuk del me shpejtësi, por ka momente që fluksi ngadalësohet.

• Fëmija preferon të pijë vetëm nga njëri gji. Mund të ndodhë që qumështi të mos dalë me të njëjtin fluks nga të dyja anët dhe ai të preferojë vetëm njërin gji.

© zëri.info