Ja sa lindje u shėnuan nė 24 orėshin e fundit nė QKUK

Ja sa lindje u shėnuan nė 24 orėshin e fundit nė QKUK

SHPËRNDARJE

09 Gusht 2017 • 17:11 •

Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare, vetëm gjatë 24 orëshit të fundit, ka regjistruar të përfunduara, 30 lindje.

Siç shkruan gazeta shneta, gjysma e këtyre nënave, që sollën në jetë bebe, realizuan lindjen përmes prerjes cezariane, transmeton Klan Kosova.

Tutje në këtë raport thuhet se në 24 orëshin e fundit në Kosovë janë regjistruar të lindur 16 bebe të gjinisë femërore dhe 14 të gjinisë mashkullore.

Në raport po ashtu bëhet e ditur që shifra e grave që janë bërë nënë për herë të parë nga këto 30 lindje, arrin në 9-të.