Shëndetësi

Mos i ekspozoni nishanet në diell

Mos i ekspozoni nishanet në diell
06 gusht 2017 • 09 : 09

 

Nëse vërejmë ndryshime në formën, madhësinë, ngjyrën e nishanit duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut dermatolog për vlerësimin e këtij nishani.

Nishanet janë të zakonshme te njerëzit. Përgjithësisht personat me lëkurë të bardhë kanë tendencë të kenë më shumë nishane, mesatarisht nga 10 – 40. Mirëpo nishanet mund të bëhen të rrezikshëm kur zhvillohet afër tij melanoma, kanceri i lëkurës.

Një ndër shkaktarët kryesorë është ekspozimi i shumtë në rrezet ultraviolet të diellit. Ndaj dhe veçanërisht gjatë këtyre ditëve me diell dhe temperatura të larta,  duhet treguar kujdes i dyfishtë për mbrojtjen e lëkurës dhe mbajtjen e saj sa më të shëndetshme.

Këshillla

Aplikoni kremra me faktor mbrojtës nga 30-50 SPF në të gjithë lëkurën që ekspozohet në diell, rivendosen kremin mbrojtës çdo 2 orë nëse jeni në plazh edhe në ditë që ka re, dhe pas notit dhe nëse djersiteni shumë.

Vishni veshje mbrojtëse, mbani syze dhe kapele me strehë të madhe.

Kërkoni gjithmonë hijet për të qëndruar apo pushuar, ecni gjithmonë nën hijen e pemëve apo të ndërtesave.

Mbroni fëmijët nga ekspozimi në diell duke i lënë të luajnë në hije duke përdorur rroba mbrojtëse dhe duke aplikuar kremra mbrojtës nga rrezatimi diellor.

Tregohuni të kujdesshëm afër rërës, ujit, madje dhe borës në dimër sepse ato reflektojnë rrezatimin diellor dhe rrisin shanset e djegies së lëkurës.

Merrni vitaminën D duke përdorur një dietë të shëndetshme, mjaftojnë 10-15 minuta në ditë rrezatim që ju të ndihmoni trupin tuaj në sintetizimin e Vitaminës D, qëndrimi në diell me orë të tëra duke justifikuar sintetizim e Vitaminës D është mjaft i gabuar.

Shmangni sa më shumë ekspozimin nëpër qendra estetike me solar artificial, disa vende janë duke e ndaluar me ligj përdorimin e solariumit.

© zëri.info