Shëndetësi

Cilat organe dëmtohen gjatë qëndrimit ulur për një kohë të gjatë?

Cilat organe dëmtohen gjatë qëndrimit ulur për një kohë të gjatë?
05 gusht 2017 • 11 : 46

Pak rëndësi ka nëse e bëjmë për punë apo për të kaluar kohën e lirë. Të gjithë, ose pothuajse të gjithë, e dimë që qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, nuk është i shëndetshëm dhe për këtë, në mënyrë intuitive, ndihemi fajtorë.

Por a e dimë saktësisht se çfarë ndodh në trupin tone gjatë kësaj kohe?
Dëmtimi i organeve gjatë qëndrimit ulur për një kohë të gjatë

Zemra

Muskujt djegin më pak dhjam dhe gjaku qarkullon më ngadalë gjatë qëndrimit ulur për një kohë të gjatë, duke lejuar acidet yndyrore të pengojnë punën e zemrës. Kjo është e lidhur me presionin e lartë të gjakut dhe rritje të kolesterolit. Njerëzit që bëjnë këtë jetë sedentare, janë të prirur të kenë probleme kardiovaskulare, 2 herë më shumë se të tjerët.

Pankreasi

Pankreasi prodhon insulinë, hormon që transporton glukozën në qelizë për energji. Por qelizat e muskujve dembelë, nuk i përgjigjen me gatishmëri insulinës, apo më saktë, nuk e djegin glukozën. Kështu që pankreasi prodhon akoma më shumë insulinë, gjë që mund të çojë në diabet dhe sëmundje të tjera.

Kanceri

Studimet e shumta e kanë lidhur qëndrimin ulur me kancerin e kolonës, të kafazit të kraharorit dhe kancerit endometrial. Arsyet janë të qarta, por dyshohet se edhe shtimi i insulinës rrit numrin e qelizave kanceroze. Thuhet, gjithashtu, që lëvizjet e rregullta fizike rrisin prodhimin e antioksidantëve.

Degjenerimi i muskulaturës

Kur ne qëndrojmë, lëvizim ose drejtojmë trupin, muskujt e barkut aktivizohen për ta mbajtur drejt. Në të kundërt, kur qëndrojmë ulur, ata lëshohen dhe çaktivizohen. Kjo do të thotë: shpinë e shtendosur dhe muskulaturë e lëshuar formojnë një aleat të një mënyre të gabuar qëndrimi, e cila tejkalon harkun natyral të kolonës dhe çon drejt (hiper)lordozës.

Ngushtimi i ijëve

Ijët fleksible na mbajnë të balancuar. Personat që vazhdimisht rrinë ulur, rrallë shtrijnë dhe mbledhin muskujt e ijëve, duke bërë që ato të shkurtohen dhe të ngushtohen, duke limituar amplitude e lëvizjeve dhe shtrirjen në gjatësi. Studimet tregojnë se ulja e lëvizjeve të ijëve, është një nga arsyet pse të moshuarit rrëzohen shpesh.

Vithet e lëshuara

Qëndrimi ulur kërkon nga vithet një shkontraktim të tyre dhe ato përshtaten në atë gjendje. Muskujt e dobët të vitheve dëmtojnë stabilitetin e trupit, mundësinë e vrapimit lirshëm dhe mundësinë e një hapi të madh e të fuqishëm.

Çrregullimet e këmbëve

Ulja e qarkullimit të gjakut Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, ul qarkullimin e gjakut në këmbë dhe shkakton variçe, si dhe mpiksje të gjakut (trompozë)

Kockat

Lëvizja dhe stërvitja me pesha stimulojnë kockat e ijëve dhe të këmbëve që të forcohen dhe të rrisin dendësinë e tyre. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë shkakton kyçe të ënjtur dhe mungesa e aktivitetit fizik çon në osteoporozë.

Probleme të pjesës së sipërme të trupit

Lëvizja pompon gjak dhe oksigjen në tru, si dhe nxit prodhimin e hormoneve për rritjen e humorit. Kur rrimë ulur për një kohë të gjatë, çdo gjë ngadalësohet, përfshirë edhe funksionimin e trurit.

Tensionimi i qafës

Duke ndenjur gjatë me qafën që zgjatet drejt kompjuterit ose tastierës, apo duke mbajtur me kokë telefonin, ndërsa shkruajmë në tastierë, mund të tensionojmë dhe të lodhim vertebrat cervikale dhe të shkaktojmë zhbalancim të vazhdueshëm të qafës.

Pezmatimi dhe dëmtimi i shpinës

Kur ne lëvizim dhe rrotullohemi, disqet midis vertebrave zmadhohen dhe zvogëlohen, duke thither gjak të freskët dhe lëndë ushqyese, por kur ne rrimë ulur për një kohë të gjatë, ky funksion nuk kryhet dhe disqet kanë presion të pabarabartë. Njerëzit që qëndrojnë më gjatë ulur, kanë më shumë tendencë për hernie në pjesën lumbare.

Një muskul i quajtur psoa, që shtrihet përgjatë pjesës së barkut, kur kontraktohet, tërheq përpara pjesën e sipërme lumbare. Pesha e trupit qëndron e gjitha mbi kocka, në vend që të shpërndahet në të gjithë harkun e shpinës.

© zëri.info