Bajamet sjellin shumė dobi pėr shėndetin

Bajamet sjellin shumė dobi pėr shėndetin

SHPËRNDARJE

13 Korrik 2017 • 10:20 •

Bajamet e kanë prejardhjen nga Azia dhe janë farat e frytit të drurit të bajames.

Studime të shumta kanë treguar për një sërë përfitimesh shëndetësore që vijnë nga konsumimi i tyre.

Ato përmbajnë vitaminën E, magnez, flavonoide, fibra dhe proteina, transmeton "Zeri.info".

Pikërisht për këto të dhëna, bajamet reduktojnë sasinë e radikaleve të lira që dëmtojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular, mbrojnë nga sëmundja e Alzheimerit, veprojnë si antioksidues, përmirësojnë punën e aparatit tretës, etj.

Kjo frutë e thatë stimulon libidonë jo vetëm tek femrat, por stimulon edhe prodhimin e hormoneve mashkullore.

Përmbajtja e lartë e yndyrave tek bajamet është burim energjie dhe nëse gjeni shoqëruesin ideal të tyre, atëherë pasioni do të jetë i garantuar. /ZËRI/