Konsumoni ēaj rregullisht

Konsumoni ēaj rregullisht

SHPËRNDARJE

13 Korrik 2017 • 10:13 •

Ka shumë arsye përse ne e shijojmë shumë një filxhan çaji: mund të na pëlqejë aroma, ngrohtësia që përçon në ditët e ftohta të dimrit ose mund të na qetësojë.

Por çaji nuk ka vetëm efekte çlodhëse, ai i bën shumë mirë shëndetit, transmeton "Zeri.info".

Ashtu sikurse ne lyejmë hekurat me substanca të caktuara për t’i mbrojtur nga ndryshku, edhe antioksiduesit shërbejnë për ta mbrojtur trupin nga kthetrat e plakjes dhe nga efektet e ndotjes.

Pra, çaji mund ta ulë rrezikun e atakut të zemrës dhe vdekjes së qelizave të trurit. 

Mpiksja e gjakut, e formuar nga kolesteroli dhe trombocitet e gjakut, shkakton ndalimin e zemrës dhe shkatërrimin e qelizave të trurit.

Duke pirë çaj ju i mbani arteriet tuaja të qeta dhe të pabllokuara.

LEXO EDHE: Bananet dhe rrushi ngadalësojnë të rrahurat e zemrës

Nuk është vetëm qumështi ai që ndihmon në formimin e kockave të forta.

Një studim që ka krahasuar personat që pinë dhe ata që nuk pinë çaj ka zbuluar se personat që kanë pirë çaj për 10 vjet ose më shumë kanë kocka më të forta, pavarësisht moshës, peshës, ushtrimeve fizike apo edhe pirjes së duhanit.

Antioksiduesit që përmban çaji luftojnë kancerin.

Janë plot tetë studime që e mbështesin teorinë se çaji është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen nga pasojat negative të sëmundjeve të shumta. /ZËRI/