Shëndetësi

Bananet dhe rrushi ngadalësojnë të rrahurat e zemrës

Bananet dhe rrushi ngadalësojnë të rrahurat e zemrës
13 korrik 2017 • 09 : 57

Hulumtimi më i ri ka treguar që ushqimi i zakonshëm, si rrushi dhe bananet, mund ta zvogëlojnë numrin e rrahjeve të zemrës, sikurse ushtrimet e jogës.

Pulsi normal te personat e rritur është në mes 60 dhe 100 rrahjeve në minutë.

Me këto rrahje masim ritmin e zemrës, si dhe forcën e qarkullimit të gjakut, transmeton "Zeri.info".

Numri i lartë i rrahjeve, përndryshe i njohur si takikardi (më shumë se 100 rrahje në minutë tek të rriturit), mund të çojë deri te sëmundjet e zemrës, sulmi në tru dhe sëmundjet e veshkave dhe të shkaktojë simptoma siç janë djersitja, të përzierat dhe të vjellat.

Nëse pulsin e shpejtuar dëshironi ta ulni në mënyrë natyrale, provoni banane dhe rrush.

Bananet janë burim i pasur i kaliumit

Shkencëtarët e universitetit amerikan “Maryland” porosisin: kaliumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbajtjen e nivelit të ulët të rrahjeve të zemrës.

Simptomat e mungesës së kaliumit përfshijnë ngërçet në muskuj dhe mungesën e energjisë, çka mund të çojë deri te puna e çrregullt e zemrës.

LEXO EDHE: Pastroni veshkat për 15 ditë - Ja receta!

Bananet përmbajnë 400 mg kalium në 96 kalori. Kjo është 11 për qind e nevojave ditore. Bananet kanë më pak se 1 mg natrium, çka i bën ushqim të vlefshëm për njerëzit të cilët duhet të konsumojnë nivel të zvogëluar të natriumit.

Rrushi, sikurse edhe banania, është i pasur me kalium, ndërsa përmban më shumë se 1000 mg, çka paraqet një të tretën e nevojave ditore.

Rrushi ka shkallë të ulët të natriumit: 60 mg për shujtë, përcjell "Zeri.info".

Joga, meditimi dhe teknikat tjera të relaksimit po ashtu mund ta reduktojnë numrin e rrahjeve të zemrës. Nëse dëshironi të ushtroni në shtëpi, pajisuni me një xhirim audio dhe video me teknikat relaksuese.

Çfarëdo ushtrimi për zgjatje dhe relaksim qetëson pulsin. /ZËRI/

© zëri.info