Qepėt e kuqe vrasin qelizat kancerogjene

Qepėt e kuqe vrasin qelizat kancerogjene

SHPËRNDARJE

12 Korrik 2017 • 08:43 •

Kjo pasi elementet që gjenden te qepët, sidomos antioksiduesit, janë në gjendje të vrasin qelizat e prekura nga kanceri duke penguar zhvillimin e masës tumorale, transmeton "Zeri.info".

Kanceri është një prej sëmundjeve më të rënda dhe më të vështira për t’u kuruar ku një pjesë e mirë e të prekurve e kanë fundin fatal. Një ekip studiuesish kanadez të Universitetit të Guelph ne Ontario ka zbuluar se qepët e kuqe mund të jenë aleate të ngushta në luftën kundër kancerit, sidomos ndaj atij të gjirit dhe të zorrës së trashë.

Kjo pasi elementet që gjenden te qepët, sidomos antioksiduesit, janë në gjendje të vrasin qelizat e prekura nga kanceri duke penguar zhvillimin e masës tumorale. Studiuesit të drejtuar nga Suresh Neethirajan dhe Abdulmonem Murayyan ishin në dijeni të vetive antioksiduese dhe antitumorale të qepëve të kuqe, kështu që i studiuan për të parë nëse ishin efikase kundër kancerit.

Rezultoi se qepa e llojit “Ruby ring onion”, një qepë e kuqe shumë me vlerë, kishte veti të shumta antikancerogjene, në sajë të querectinës.

Studiuesit vunë në kontakt qepën e kuqe me qeliza tumorale të zorrës së trashë, duke zbuluar se si kjo e fundit i shtynte drejt “vetëvrasjes”, për shkak se ndalonte komunikimin dhe për rrjedhojë edhe zhvillimin e tyre. Studiuesit thonë se tashmë po punojnë për krijimin e medikamenteve nga qepa e kuqe, të cilat mund të përdoren në luftën kundër kancerit./Zeri/.