8 simptomat e kancerit tė qafės sė mitrės qė ēdo grua duhet t’i njohė

8 simptomat e kancerit tė qafės sė mitrės qė ēdo grua duhet t’i njohė

SHPËRNDARJE

11 Korrik 2017 • 19:15 •

Kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret më të përhapur të shëndetit riprodhues dhe vetëm në vitet ’50 u përdor për hërë të parë Papanicolaou, pajisja që lejonte mjekët të ekzaminonin qelizat e qafës së mitrës. 

Është e rëndësishme të theksohet se kanceri i qafës së mitrës mund tëzbulohet në kohë falë këtij testi, por ju gjtihashtu duhet të njihni dhe shenjat paralajmëruese të kësaj sëmundjeje.

Gjakderdhje pas marrëdhënies seksuale
Nuk është normale rrjedhja e gjakut pas seksit, kështu që nëse vëreni njolla gjaku për një kohë të gjatë duhet të bisedoni me mjekun tuaj. Kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të qafës së mitrës ose një lloj infeksioni.

Gjakderdhje pas menopauzës
Nëse keni kaluar në menopause dhe sërisht keni gjakderdhje duhet të bëni një vizitë.

4.Perioda më të rënda se zakonisht

Kjo nuk është shenjë vetëm e kancerit të qafës së mitrës, pasi gratë përjetojnë cikël të rëndë dhe për shkak të ndryshimit të stinëve, por nëse kjo shenjë shoqërohet me të tjerat, duhet të bëni një PapTest.

5.Zgjatje e ciklit menstrual ! Vëreni se sa ditë ju zgjat cikli e nëse për më shumë se tre muaj vëreni zgjatje të periodave duhet të bëni një kontroll gjinekologjik.

Sekrecione vaginale
Nëse vëreni se sekrecionet vaginale kanë ngjyrë apo erë të çuditshme , duhet të kuptoni shkakun e këtij ndryshimi.

Dhimbje gjatë seksit
Dhimbja gjatë seksit mund të jetë një tregues i kancerit të qafës së mitrës , por duhet të bisedoni me mjekun për të kuptuyar nëse është kjo sëmundje që jua shkakton apo ndonjë problem tjetër

Dhimbja e legenit
Nëse keni dhimbje të kësaj zone të trupit, mund të jetë gjithashtu një shenjë e kancerit të qafës së mitrës