Shëndetësi

Lëngu natyral që largon gurët nga veshkat

Lëngu natyral që largon gurët nga veshkat
11 korrik 2017 • 18 : 59

Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë pasi ndihmojnë filtrimin e mbetjeve nga gjaku, për t’i larguar më pas nga trupi përmes procesit të urinimit.

Gjithashtu veshkat janë të përfshira në rregullimin e presionit të gjakut, balancimin e elektrolitve dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup.

Veshkat absorbojnë kripërat dhe toksinat me  kalimin e kohës por shpesh herë krijojnë gurë. Sipas studimeve të fundit, një nga dhjetë persona vuajnë nga gurët në veshka.

Kur gurët krijohen, është e preferueshme që ata të largohen pasi mund të shkaktojnë probleme serioze që edhe mund të sjellë dështimin e veshkave, transmeton Klan Kosova.

Por përpos ndërhyrjes kirurgjike për largimin e tyre ekziston edhe një metodë natyrale, të cilën mund ta gjeni më poshtë.

Përbërësit që ju duhen:

1 portokall i qëruar

1 limon

1 mollë

4 pjesë të shalqirit

4 kube akuj

Përzieni të gjithë përbërësit në mikser (blender) dhe konsumojeni këtë lëng!

Vërejtje: Përbërësit duhet të jenë organik.

© zëri.info