Ky produkt qė konsumojmė ēdo ditė lufton kancerin e stomakut

Ky produkt qė konsumojmė ēdo ditė lufton kancerin e stomakut

SHPËRNDARJE

16 Maj 2017 • 15:02 •

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Sbarro Health Research Organisation (SHRO), konsumimi i domateve ju ndihmon që të luftoni kancerin e stomakut.

Domatet janë produkti perfekt për mëngjes, drekë dhe darkë.

Ato janë jo vetëm të shijshme, por edhe shumë të shëndetshme. Madje vlerat e tyre ushqyese nuk humbasin edhe kur gatuhen.

“Domatet edhe kur gatuhen (si përshembull salca e domates apo edhe produkte të tjera) rrisin nivelin e antioksidantëve në trup”, shpjegon Dr. Joseph Mercola, një ekspert i njohur i shëndetit.

Një studim i ri i kryer tregon se konsumimi i domateve ka aftësinë të luftojë rritjen e qelizave kancerogjene të stomakut.

Eskpertët kanë zbuluar se ekstraktet që përmban domatja janë të afta të ndalojnë përhapjen e qelizave kancerogjene të stomakut.

Madje, këto ekstrakte shkaktojnë edhe vdekjen e këtyre qelizave.

Ky zbulim është i një rëndësie tepër të madhe, duke marrë parasysh numrin e personave që preken nga ky lloj kanceri çdo vit.

Sipas American Cancer Society vetëm këtë vit priten të diagnostifikohen 28 000 mijë raste të reja me kancer në stomak, ndërkohë që më shumë se 11000 do të humbasin betejën me këtë sëmundje gjatë vitit 2017.