Shafrani i Indisė ilaē i kockave

Shafrani i Indisė ilaē i kockave

SHPËRNDARJE

14 Maj 2017 • 16:23 •

Shafrani i Indisë ndihmon në mbrojtjen dhe forcimin e masës kockore tek të moshuarit

Sipas një studimi të ri, përbërësit e kësaj ereze indiane rrisin densitetin e kockave me 7% brenda 6 muajve.

Me kalimin e moshës, kockat priren të tkurren, gjë që çon në dobësimin e tyre u mundësohet që të thyhen më lehtë.

Muskujt zakonisht humbin forcën dhe fleksibilitetin dhe mund të humbisni koordinimin ose të keni probleme me ekuilibrin.

Një përbërës tek shfarani i Indisë, i quajtur kurkumin, mendohet se mund të parandalojë këto fraktura duke rritur densitetin kockor.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Genoa monitoruan disa pacientë të moshës rreth 70 vjeç, të cilët kishin pësuar humbje të densitetit kockor.

Me anë të skanerit ultratinguj, shkencëtarët u matën densitetin kockor në gishta, gjunjë dhe nofulla në fillim dhe në fund të studimit.

Pas 6 muajsh, të moshuarit të cilët morën suplemente të shafranit të Indisë dhe lecitin soje (substancë që gjendet tek produktet e sojës, e verdha e vezës, mishi etj) pësuan rritje të densitetit kockor me 7%.

Kombinimi i shafranit të Indisë me lecitinën e sojës mendohet se ndihmon të parën që mos të tretet direkt në stomak, por të arrijë në zorrë nga ku dhe absorbohet.