Shëndetësi

Pasojat e mungesës së ujit

Pasojat e mungesës së ujit
11 maj 2017 • 11 : 15

Njeriu mund të mbijetojë edhe një muaj pa ngrënë, por mund të jetojë vetëm pak ditë mbase tri ose katër ditë pa pirë ujë, transmeton "Zeri.info".

Kjo ndodh sepse lëngjet janë të domosdoshme për organizmin dhe nuk mund të prodhohen nga vetë organizmi, por mund të merren vetëm nga jashtë. Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për t’i plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja: probleme tretjeje; lëkurë të thatë dhe zë të ngjirur; ngadalësim të organeve trupore; probleme me mbajtjen e ujit; dhimbje muskujsh; dhimbje kyçesh; rritje e toksikëve (helmeve) në trup.

Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm shkakton gjithashtu metabolizëm të dobët të yndyrave të trupit, dhjamë të tepërt; muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore, kapsllëk të përhershëm. /ZËRI/ 

© zëri.info