Shëndetësi

Mollët parandalojnë çrregullimet kardiovaskulare

Mollët parandalojnë çrregullimet kardiovaskulare
11 maj 2017 • 11 : 13

Mollët janë tejet të shëndetshme, pasi përmbajnë një sërë vetish që na bëjnë mirë për shëndetin tonë.

Ato përmbajnë fibra, flavonoide dhe substanca të tjera që rregullojnë funksionimin e aparatin tretës, si dhe ngadalësojnë procesin e plakjes, transmeton "Zeri.info".

Mollët kontribuojnë për të parandaluar çrregullimet kardiovaskulare falë vetisë së tyre për të favorizuar ngritjen e kolesterolit të mirë dhe reduktimin e kolesterolit të keq.

Ky fakt erdhi nga një studim britanik i zhvilluar në dy vjet, gjatë të cilit u konstatua se konsumi i mollëve nga personat që u mbajtën nën vëzhgim bën që kolesteroli të mbahet nën kontroll. /ZËRI/

© zëri.info