Mineralet e domosdoshme pėr trupin e njeriut

Mineralet e domosdoshme pėr trupin e njeriut

SHPËRNDARJE

11 Maj 2017 • 10:59 •

Shumica prej nesh kurrë nuk arrijnë të kuptojnë se trupi ynë është një makineri komplekse që i duhet sasi e mjaftueshme e mikroelementeve për të funksionuar në mënyrë optimale.

Mikroelementet përbëhen nga vitaminat dhe mineralet. Këtu do të flasim shkurtimisht për mineralet më të rëndësishme, përcjell "Zeri.info".

Hekuri: Hekuri është njëri nga mineralet më të rëndësishme për funksionim efektiv të trupit. Hekuri që gjendet në mish të kuq njihet si hekuri heme. Hekuri heme lehtë absorbohet nga trakti gastrointestinal kryesisht për shkak se është i lidhur me proteinë.

Personat që preferojnë dietë vegjetariane marrin shumë hekur nga perimet me gjethe të gjelbra si spinaqi dhe brokoli.

Image

Kromi: Mirëmbajtja e niveleve të insulinës është njëra nga funksionet e kromit. Shumë njerëz janë me mungesë të kromit për shkak të të ushqyerit (dietës) me shumë sheqer dhe yndyra, transmeton "Zeri.info".

Kalciumi dhe magnezi: Ndërtimi, riparimi dhe zhvillimi i eshtrave janë pjesë e niveleve të shëndetshme të kalciumit dhe magnezit.

Këto dy minerale punojnë së bashku për të tkurr dhe relaksuar fibrat e muskujve dhe për të mirëmbajtur nivelet e shtypjes së gjakut. /ZËRI/