Kėto ushqime nuk duhet tė mungojnė nė dietėn tuaj

Kėto ushqime nuk duhet tė mungojnė nė dietėn tuaj

SHPËRNDARJE

11 Maj 2017 • 10:53 •

Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që ushqimet e mëposhtme të jenë pjesë e rregullt e dietës suaj.

Fiku

Image

Në shumë kultura fiku konsiderohet edhe si ushqim, edhe si ilaç. Ai është një multivitaminë e vërtetë. I pasur në fibra dhe kalium është një frutë perfekte për verë, por edhe për të rënë nga pesha.

Megjithëse ka sheqer, por ky sheqer është natyral jo i përpunuar. Trupi ka nevojë për sheqer, por vetëm për atë natyralin, transmeton "Zeri.info".

Pjeshkat

Image

“Pjeshkat kanë vitamina dhe minerale, duke përfshirë vitaminat A dhe C, kalium dhe hekur si dhe fibra”, thotë dietologia Lauren O’Connor.

“Një pjeshkë ofron vlera të larta fibrash që ndihmojnë procesin e tretjes, si dhe përmban beta carotene, ashtu si dhe patatja e ëmbël karota apo dhe ushqimet e tjera me ngjyrë portokalli. Pjeshka po ashtu është një nga frutat më të mira për lëkurën”.

Specat jodjegës

Image

"Specat futen tek superushqimet që rrëzojnë kilogramët e tepërt falë capsaicinës, një përshpejtues natyror i metabolizmit", thotë Lisa C. Cohn, dietologe nga Nju-Jorku, përcjell "Zeri.info".

Përdorni speca përditë në sallatë pasi me vetëm një spec ju përmbushni nevojat ditore për vitaminë C.

Gjithashtu një spec në ditë është dhe kura juaj natyrore kundër rrudhave dhe plakjes së lëkurës.

Kumbullat

Image

Kumbullat përmbajnë shumë vlera ushqyese, duke përfshirë vitamina dhe minerale si dhe kanë shumë pak kalori.

Ato përmbajnë antioksidantë tepër të fuqishëm dhe përmbajnë tepër substanca kundër problemeve me zemrën, kancerit të zorrës së trashë, artritit problemeve me zorrët etj. Kumbullat gjithashtu përmbajnë sasi të lartë kaliumi dhe vitaminë K. /ZËRI/