Kėto ushqime mbrojnė zemrėn tuaj

Kėto ushqime mbrojnė zemrėn tuaj

SHPËRNDARJE

09 Maj 2017 • 10:04 •

A keni menduar ndonjëherë se parandalimi i sëmundjeve të zemrës është në dorën tuaj?

Ushqimet dhe lëngjet e konsumuara nxisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Nëse tregoheni të kujdesshëm dhe konsumoni ushqimet e mëposhtme do ta minimizoni rrezikun e sëmundjeve të zemrës, transmeton "Zeri.info".

Hani perime

Image

Dy nga studimet më të mira kanë treguar se si ndikon ushqyerja dhe stili i jetesës në sëmundjet kronike.

Personat të cilët konsumojë 8 ose më shumë porcione me perime në ditë rrezikohen më pak nga infarkti se ata që nuk i konsumojnë. Për këtë arsye duhet t’i konsumoni të paktën 5 porcione me fruta dhe me perime në ditë.

Çaji

Image

Nuk ka rëndësi çaj i gjelbër apo i zi, të gjitha llojet e çajit ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe të triglicerideve, ekuilibrojnë sheqerin dhe përmirësojnë infeksionet.

Mishi

Image

Heqja dorë nga produktet e mishit do të ishte një ndryshim rrënjësor, por i vështirë. Të paktën qëndroni larg nga produktet e përpunuara si sallami, salsiçet apo suxhuku, përcjell "Zeri.info".

Studiues nga universiteti i Harvardit pohojnë se konsumimi i 50 gramëve produkte të përpunuara mishi në javë rrit me 42% rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

LEXO EDHE: Kërpudhat, majdanozi dhe selino, ato që i nevojiten organizmit

Krahas kësaj, mundohuni të konsumoni mish të freskët pa hormone, antibiotikë apo lëndë të tjera shtesë. E rëndësishme është që mishi i kafshës që konsumoni të jetë mish i një kafshe që është ushqyer në lëndina.

Peshku

Image

Peshqit si sardelet, salmoni apo levreku janë miq të zemrës sepse janë të pasur me acidet yndyrore Omega-3. Acidet yndyrore minimizojnë infeksionin, çrregullimet e ritmit të zemrës dhe nivelin e triglicerideve. Krahas kësaj, në këta lloj peshqish ka më pak toksina. /ZËRI/