Shëndetësi

Kërpudhat, majdanozi dhe selino, ato që i nevojiten organizmit

Kërpudhat, majdanozi dhe selino, ato që i nevojiten organizmit
09 maj 2017 • 09 : 56

Majdanozin e shikoni vetëm si dekorim, kërpudhat ju duken shumë të zbehta për të menduar që kanë vlera të madhe ushqyese, selino nuk ju “shijon”.

Ushqimet si këto që i konsumojmë rrallë mund të jenë burim i shumë materieve ushqyese, transmeton "Zeri.info".

Kërpudhat

Image

Pesë kërpudha kanë mesatarisht vetëm 20 kalori, por janë të pasura me përbërës ushqyes. Janë zëvendësim i shkëlqyeshëm për mish dhe një nga ushqimet e rralla që na furnizojnë me vitaminën D.

Hulumtimet kanë treguar që përmbajnë edhe fitokimikate, që mbrojnë nga shfaqja e kancerit të gjirit, përcjell "Zeri.info".

Majdanozi

Image

Para se ta hidhni si ushqim i cili shërben vetëm si dekorim, kini parasysh që vetëm dy lugë majdanoz përmbajnë 156 për qind të dozës ditore të vitaminës K, 17 për qind të dozës ditore me vitaminë C dhe 13 për qind dozës ditore me vitaminë A. Dhe e gjithë kjo vjen vetëm me tri kalori.

LEXO EDHE: Perimet e skuqura janë më të shëndetshme se ato të ziera

Selino

Image

Askush ende nuk e ka dëshmuar që selino ka më pak kalori sesa i djegim gjatë tretjes së tij, por është plotësisht e saktë që një filxhan selino përmban vetëm 16 kalori.

Sjell edhe sasitë solide të vitaminës K (dy rrënjë ofrojnë 47 për qind të dozës ditore). Përmban edhe luteolinin, flavonoidin i cili redukton proceset inflamatore. /ZËRI/

© zëri.info