Ja ushqimet qė pastrojnė organizmin nga nikotina

Ja ushqimet qė pastrojnė organizmin nga nikotina

SHPËRNDARJE

08 Maj 2017 • 21:22 •
Ndonëse të gjithë i njohin efektet negative të duhanpirjes, ende ka nga ata që zgjedhin t’i bëjnë dëm vetes vetëm për të tymosur një cigare

Nikota e një cigareje të vetme qarkullon për rreth 8 orë në enët e gjakut dhe kërkon të paktën dyzet e dy deri në shtatëdhjetë e tetë orë të largohet nga sistemi juaj nëpërmjet metabolizmit

Nënproduktet e nikotinës, do të qëndrojnë në trupin tuaj për njëzet a tridhjetë ditë, por mendoni sa shumë kohë ju duhet për të eleminuar të gjithë nikotinën dhe katranin e të gjitha cigareve që tymosni në një ditë, shkruan Gazeta Tema.

Ndërkohë ju njohim me të gjitha ushqimet që përshpejtojnë procesin e eliminimit të nikotinës, toksinave dhe elementëve të tjerë të dëmshme.
Portokall

Vitamina C nxit eliminimin e nikotinës nga sistemi juaj.

Kivi

Pirja e duhanit ul nivelin e vitaminave A, C dhe E në trupin tuaj. Kivi ka shumë prej tyre dhe mund t’i zëvendësojë ato.

Karrota

Një efekt i dukshëm i pirjes së duhanit është dëmtimi i lëkurës. Karrota mund të riparojë lëkurën tuaj me vitaminat e saj (A, B, C dhe K).

Brokoli

Brokoli ka dy vitamina të rëndësishme (B5 dhe C) që sigurojnë mbrojtje për mushkëritë.

Ajo gjithashtu rrit metabolizmin.

Spinaqi është i pasur në vitamina dhe acid folik që i siguron organizmit mbrojte dhe i jep një shije të keqë cigareve.