Spinaqi dhe vezėt parandalojnė rėnien e flokėve

Spinaqi dhe vezėt parandalojnė rėnien e flokėve

SHPËRNDARJE

21 Prill 2017 • 09:08 •

Flokët bien në pranverë dhe vjeshtë më shumë sesa në stinët e tjera, kurse kjo gjendje mund të zbutet me futjen e ushqimeve të shëndetshme në menynë tuaj si: salmon, spinaq, vezë, drithëra, etj.

Pranvera sjell me vete shumë probleme dhe një prej tyre është humbja e flokëve, por për fat të mirë ka një zgjidhje për këtë problem dhe ajo është e fshehur në kuzhinën tuaj.

A doni për të parandaluar humbjen e flokëve gjatë kësaj stine, atëherë mbusheni pra kuzhinën me këto ushqime që janë të paraqitura më poshtë. Në fakt, ka ushqime që janë ideale për të luftuar humbjen e flokëve dhe janë të shkëlqyera për shëndetin tuaj. Nëse dëshironi flokë të forta dhe të shëndetshme në menynë tuaj duhet patjetër të përfshihen këto ushqime: salmon, spinaq, vezë, drithëra, karota, gjeldeti dhe thjerrëza.