Dhembja e shpinės zhduket pėr 60 sekonda: Nevojitet tė bėni vetėm kėtė! (Video)

Dhembja e shpinės zhduket pėr 60 sekonda: Nevojitet tė bėni vetėm kėtė! (Video)

SHPËRNDARJE

17 Prill 2017 • 20:48 •

Ushtrimet e frymëmarrjes janë jashtëzakonisht të dobishme për të zgjidhur dhembjen e padurueshme të shpinës, e cila paralizon.

Problemet e shpinës janë shumë të shpeshta për shkak të qëndrimit të keq dhe mënyrës së jetës. 

Pa marrë parasysh nëse jeni aktivë dhe ushtroni për ditë, dhembja mund të shfaqet kurdo dhe kudo, transmeton Telegrafi.

Prandaj është e domosdoshme të ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

Uluni dhe merrni pozitë të rehatshme. Mbyllni sytë dhe përpiquni të qetësoheni.

Vendoseni majën e gjuhës saktësisht pas dhëmbëve të parë të sipërm.

Merrni frymë nëpërmjet hundës ngadalë 4 sekonda, mbajeni frymën 7 sekonda, pastaj ngadalë nxirreni frymën nëpërmjet gojës 8 sekonda.

Përsëriteni këtë proces tri herë.

Nëse dëshironi ta zgjidhni problemin me dhembjen nga ulja, bëni këto ushtrime çdo mbrëmje para se të flini gjumë:

Shtrihuni në stomak dhe mbështetuni në bërryla.

Ngrini pjesën e sipërme të trupit duke u mbështetur në bërryla, ngrijeni kokën, qëndroni në atë pozitë 8 sekonda, pastaj kthehuni në pozitën fillestare.

Përsëriteni këtë ushtrim dy herë.

Shtrijuni në shpinë dhe kthehuni në pozitën fillestare. Qëndroni shtrirë në shpinë dhe lakoni këmbët në gjunjë, kapni me duar dhe tërhiqni në drejtim të gjoksit.

Qëndroni në këtë pozitë 8 sekonda dhe pastaj kthehuni në pozitën fillestare.

Përsëriteni ushtrimin dy herë.