Duhani tani do tė pėrdoret nė mjekėsi, ja pėr ēfarė

Duhani tani do tė pėrdoret nė mjekėsi, ja pėr ēfarė

SHPËRNDARJE

17 Prill 2017 • 20:34 •

Bimët e duhanit janë duke u përdorur për të rritur proteinat e lëkurës së njeriut, për të shfrytëzuar një mënyrë të re të trajtimit të lëndimeve.

Bimët të cilat me ndikimin e makinerive rriten më shpejtë se zakonisht kanë sasi të madhe të kolagjenit – komponenti kryesor i indeve lidhëse të trupit tek muskujt, ligamentet, kockat dhe lëkura, transmeton lajmi.net

Dëmtimet e pjesëve të trupit marrin shumë kohë për t’u shëruar sidomos tek personat të cilët kanë sasi të ulët të kolagjenit dhe bima e duhanit sipas studiuesve mund të vijë në ndihmë.

Fizioterapia dhe hapat kundër dhimbjes nuk ndihmojnë gjithmonë, ndërsa tek bima e duhanit është vërejtur një faktor i nxitjes së shërimit.

Nga shumë studiues, ky zbulim po shihet shumë i rëndësishëm në fushën e tij dhe më në fund duhani do të ketë një formë të dobishme të përdorimit.