Katėr pėrbėrės natyralė qė pastrojnė organizmin nga helmet

Katėr pėrbėrės natyralė qė pastrojnė organizmin nga helmet

SHPËRNDARJE

16 Prill 2017 • 16:29 •

Nëse po kërkon të ndërtosh një regjim më të shëndetshëm, ka shumë mënyra për të larguar toksinat nga trupi.

Ky është hapi i parë që duhet bërë dhe është shumë i thjeshtë: sa më shumë ujë.

Por jo të gjithë janë në gjendje ta pinë atë thjeshtë, kështu që duke i shtuar disa përbërës, jo vetëm që e bën më të shijshëm, por ndërkohë edhe ndihmon detoksikimin e trupit.

Mënyra më efektive për detoksin e trupit është t’i shtosh ujit këta përbërës një natë para dhe në mëngjes, do të jetë edhe më i shijshëm.

Limoni: Uji me limon është një pije e fuqishme kundër toksinave.

Lëngu i limonit ndihmon për të pastruar trupin nga toksinat. Shto disa feta limoni në një enë të madhe me ujë ose shtrydhe limonin e freskët në një gotë uji në mëngjes.

Menta: Gjethet e mentes ndihmojnë stomakun të tresë më mirë ushqimet dhe njëkohësisht i japin ujit një shije të freskët dhe të ëmbël.

Kastraveci: Kastraveci njiht për vetitë e shkëlqyera hidratuese, ndaj është një zgjidhje e shkëlqyer për të hidratuar trupin.

Shto në ujë disa feta kastraveci dhe pi çdo ditë një gotë. Kastraveci përmban edhe shumë antiinflamatorë.

Xhinxheri: Aftësia djegëse që ka xhinxheri ndihmon për të pastruar organizmin dhe për të përmirësuar tretjen.

Shto në ujë disa feta të vogla xhinxheri dhe dalëngadalë shto sasinë në ditët e ardhshme. /Telegrafi/