Ushqimet qė pėrshpejtojnė shėrimin e plagėve

Ushqimet qė pėrshpejtojnė shėrimin e plagėve

SHPËRNDARJE

15 Prill 2017 • 09:15 •

Prerjet, djegiet, dhimbjet muskulore dhe lëndimet ndikojnë në aktivitetin tonë të përditshëm duke na lënë një shije diskomfor ose dhimbjeje. Nëse përfshini në dietën tuaj këto ushqime, ju do të nxisni përshpejtimin e rikuperimit të tyre duke ndihmuar trupin të marrë veten më shpejt, transmeton "Zeri.info".

Mjalti: Ai redukton inflamacionin, ënjtjen dhe dhimbjet. Ka veti antibakteriale duke parandaluar kështu kontaminimin e plagëve nga bakteret.

Ushqime të pasura me vitaminën C: Ushqime të tilla si agrumet, specat, domatet, lakrat, patatet, bishtajat dhe spinaqi ndihmojnë procesin e shërimit. Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në formacionin e kapilarëve, kockave, kështu që përfshirja e ushqimeve të tilla në dietën tuaj promovon shërimin.

Fruta të thata dhe fara: Ato përmbajnë acide yndyrore esenciale, si dhe antioksidues dhe vitaminë E. Vitamina E redukton inflamacionin dhe i bën membranat e qelizave më të qëndrueshme. Farat e lulediellit, lajthitë, bajamet janë vetëm disa shembuj.

Ushqimet me proteinë: Proteinat luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e shërimit dhe për këtë arsye ekspertët rekomandojnë të shtoni më shumë proteina në dietën tuaj. Ushqime si pula, vezët, gjeli i detit, mishi i viçit dhe qumështi përmbajnë aminoacide që rigjenerojnë indet dhe muskujt e lënduar.

Shafrani: Erëzat nuk shërbejnë vetëm për t’u shtuar shije ushqimeve, por mund të shërojnë edhe plagët, edhe shenjat. Prezenca e kurkuminës tek shafrani përshpejton procesin e shërimit për shkak të vetive antiinflamatore. Në Indi aplikohet ende për shërimin e plagëve.

Vitaminat: C, DE, E

Proteinat: 12.6 g

Mineralet: kalium, hekur, magnez