Shëndetësi

Si ta dimë se po konsumojmë sasi të mjaftueshme të ujit?

15 prill 2017 • 09 : 13

Të gjithë e dimë që uji është elementi themelor për shëndetin tonë dhe mirëqenien fizike. Por sa sasi uji duhet të pimë në ditë?, transmeton "Zeri.info".

Çdo ditë duhet të pimë një sasi uji rreth 3% të peshës trupore (mes 1.5/2 litra) për një organizëm të hidratuar në mënyrë konstante. Të gjithë e dimë që uji është elementi themelor për shëndetin tonë dhe mirëqenien fizike.

Por sa sasi uji duhet të pimë në ditë? Ka shumë diskutime në këtë pikë, por mesatarisht duhet të jetë një sasi mesatarisht sa 3% e masës trupore, pra midis 1.5/2 litrash në ditë.

Pse kaq shumë? Organizmi ynë, për shkak të proceseve të tilla si: djersitja, avullimi dhe urinimi, duhet të korrigjojë çdo ditë humbjen e lëngjeve të trupit. Në këtë mënyrë aktivizohet mekanizmi i etjes, një sinjal që vjen direkt nga truri për të finalizuar riabsorbimin e lëngjeve të humbura.

Por duhet të jeni të kujdesshëm; çdo gjë llogaritet në bazë të klimës, aktivitet fizik dhe sidomos moshës: nëse nga njëra anë fëmijët humbasin më shumë lëngje se të rriturit, nga ana tjetër të moshuarit kanë tendencë të pinë shumë më pak se ç’është e nevojshme.

Pasi të stabilizojmë sasinë e ujit që pimë çdo ditë, më pas mund të vlerësojmë nëse po procedojmë në mënyrën e duhur dhe ja si: nëse ngjyra juaj e urinës është e verdhë e zbehtë do të thotë që po shkon si duhet, nëse është e verdhë e errët do të thotë që nuk po pini mjaftueshëm ujë. 

© zëri.info