Brokoli lufton shumė lloje tė kancerit

Brokoli lufton shumė lloje tė kancerit

SHPËRNDARJE

15 Prill 2017 • 09:10 •

Studimet kanë treguar se brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse heq estrogjenin shtesë nga trupi, transmeton "Zeri.info".

Brokoli gjithnjë bën pjesë tek superushqimet. Brokoli është një luftues natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj.

Studimet kanë treguar se brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë antikancerogjene si sulforaphane, diindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitaminë C, vitaminë A dhe vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë shumë të vlefshme kundër agjentëve kancerogjenë.

Tek brokoli gjendet vitamina C dhe disa aminoacide duke e kthyer këtë perime në një detoksikuese shumë të mirë. Brokoli ndihmon në largimin e radikaleve të lira dhe toksinave.

Megjithatë, duhet të dini që brokoli lufton kancerin vetëm nëse përgatitet në avull dhe jo të zihet pasi i humb të gjitha vlerat. Për të shtuar edhe më shumë vlerat e brokolit pas përgatitjes në avull shtojini vaj ulliri dhe hudhra.