Shëndetësi

Pesë sekrete për kujdesin ndaj trupit

Pesë sekrete për kujdesin ndaj trupit
18 mars 2017 • 08 : 52

Lejoni flokët tuaj të bëhen më të ndritshme dhe të buta në vetëm disa sekonda.

Aplikoni kondicioner i cili normalisht duhet përdorur në të gjithë gjatësinë e flokëve. Mos shpëlani flokët menjëherë, por lëreni atë të qëndrojë gjatë kohës derisa jeni nën një dush të ngrohtë

Ndonjëherë na duket se duhet të shpenzojnë shumë kohë në mënyrë që të dukemi mirë, por kjo nuk është kështu. Për tërë trupin shumë lehtë mund të përkujdesemi nën dush. Në vazhdim ju sjellim disa këshilla të ekspertëve.

Fërkoni lëkurën me furçë ndërsa ajo është e thatë

Kjo do të marrë ndoshta 2 minuta nga koha juaj, ndërsa lëkura dhe trupi juaj do t’ju falënderojnë. Përdorimi i furçës në lëkurën e thatë do ta përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe rrjedhën limfatike, e cila është përgjegjëse për mënjanimin e toksinave nga qelizat. Përdorimi i furçës në lëkurë të thatë heq qelizat e vdekura të lëkurës.

Hidratoni flokët

Lejoni flokët tuaj të bëhen më të ndritshme dhe të buta në vetëm disa sekonda. Aplikoni kondicioner i cili normalisht duhet përdorur në të gjithë gjatësinë e flokëve. Mos shpëlani flokët menjëherë, por lëreni atë të qëndrojë gjatë kohës derisa jeni nën një dush të ngrohtë. Avulli dhe ngrohtësia do të rrisin efektin e kondicionerit për flokë. Aplikoni kondicioner kur shpëlani shamponin nga flokët. Lejoni që kondicioneri të veprojë derisa lani pjesën tjetër të trupit.

Bëni një maskë të shpejtë për fytyrë

Ju nuk keni nevojë për një shtesë prej 30 minutash për ta hidratuar fytyrën tuaj. Një numër i madh i maskave ​​për fytyrë duhet të qëndrojnë vetëm 10 minuta. Ju edhe mund të aplikoni atë në fytyrë para se të bëni dush dhe ta mbani në fytyrën tuaj nën dush. Avulli dhe uji i nxehtë do të hapin poret dhe do të lejojnë vitaminat dhe vlerat ushqyese që më lehtë të deportojnë në shtresat më të thella të lëkurës.

Aplikoni maskën në fytyrën tuaj, pasi të pastroni atë. Mbajeni atë në fytyrën tuaj derisa bëni dush. Mos u shqetësoni shumë në qoftë se një pjesë e maskës shpërlahet nga fytyra.

Bëni pedikyr të shpejtë

Pas aplikimit të kondicionerit për flokë, ndoshta pjesën tjetër të mbetur në dorë e shpërlani. Por mos veproni kështu. Pjesën tjetër të kondicionerit e aplikoni në këmbë. Shpërndani pjesën tjetër të rigjeneruesit në shputat e këmbëve, sidomos në zonën e thembrës dhe gishtave. Nëse këmbët tuaja kanë nevojë për pak më shumë kujdes, së pari bëni pilling, dhe pastaj aplikoni kondicionerin. Çdo gjë duhet bërë nën dush, sepse avulli dhe uji i ngrohtë mundësojnë depërtimin më të thellë të materieve ushqyesve.

Mos harroni losionin

Për të qenë të sigurt nëse lëkura juaj do të duket e bukur edhe pas dushit, aplikoni losion ose qumësht për trup në të gjithë trupin tuaj. Është e rëndësishme që ju ta aplikoni menjëherë pas dushit për shkak se ajo do të absorbohet më mirë. Ekspertët rekomandojnë losione me glicerinë dhe acid hijaluronik, të cilat më shpejt absorbohen dhe hidratojnë lëkurën. Aplikimi i losionit mund të jetë i mërzitshëm, por mos e anashkaloni atë, sepse ajo është baza e kujdesit të lëkurës. Aplikoni losion 3-5 minuta pas një dushi, ndërsa dera e banjës është ende mbyllur. Poret tashmë janë të hapura dhe më shpejt do të absorbojnë vlerat ushqyesve.

© zëri.info