Zbatoni kėto kėshilla, largoni kilogramėt e tepėrt pėrgjithmonė

Zbatoni kėto kėshilla, largoni kilogramėt e tepėrt pėrgjithmonė

SHPËRNDARJE

18 Mars 2017 • 08:51 •

Dietat me shumë pak kalori mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë, por janë shumë të vështira për t’i inkorporuar këto sjellje të thjeshta gjatë ditës tuaj për t’u mbajtur. Gradualisht do të lodheni dhe do të irritoheni, do ta humbni energjinë për ushtrime

Nëse jeni lodhur duke humbur gjithmonë peshë e duke e fituar atë përsëri, provoni këshillat e mëposhtme, të cilat nga rezultatet tregojnë se mund të jenë shumë efikase.

Mbani një ditar ushqimi

Të paktën 5 ditë, deri një javë, mbani një laps dhe një letër në dorë dhe shkruani çdo gjë që hani, sa hani, kur dhe ku duhet ta hani, dhe më kë ishit kur e hëngrët. Mundohuni t’i shkruani këto gjatë kohës që hani. Shumë njerëz mendojnë se kur mundohen të kujtojnë diçka që hëngrën që ta shënojnë në fund të ditës, ata i harrojnë ato. Ka pasur dhe nga ata njerëz që kanë thënë që nuk kanë ngrënë vetëm sepse nuk dëshironin ta shënonin në letër. Jini tërësisht e ndershme me veten tuaj. Nuk keni pse t’ia tregoni ndokujt rezultatet.

Mos hani shumë pak
Dietat me shumë pak kalori mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë, por janë shumë të vështira për t’i inkorporuar këto sjellje të thjeshta gjatë ditës tuaj për t’u mbajtur. Gradualisht do të lodheni dhe do të irritoheni, do ta humbni energjinë për ushtrime, dhe njerëzit nuk do të donin të hanin me ju për shkak të listës së gjatë të ushqimeve që nuk mund të hani në një drekë në restorant, apo dhe në shtëpi.

As mos rrini pa ngrënë e as mos hani shumë
Nuk është shaka kur thanë që “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”. Studimet tregojnë se kush e lë vaktin e parë, përfundojnë duke ngrënë më shumë kalori gjatë ditës dhe bëjnë zgjedhje më pak të shëndetshme. Mundohuni të hani të paktën 3 vakte në ditë. Do të ishte mirë që t’i ndanit vaktet në 6 vakte të vogla në ditë, kjo e mban metabolizmin dhe nivelin tuaj të sheqerit të rregullt.

Të freskët gjatë ditës
Ushqimet e paketuara zakonisht ulin vlerat ushqyese të ushqimeve dhe rrjedhimisht rrisin kaloritë. Shoqata dietike amerikane rekomandon 3-5 shërbime nga frutat dhe perimet në ditë. Nuk keni kohë për ushqime “shtëpie”? Përgatitini në fund të javës, që gjatë javës thjesht t’ju duhet t’i ngrohni.

Hidratohuni që të humbni peshë më shpejt
Pini ujë, kafe, çaj ose lëngje frutash. Duke përfshirë ujin e “fshehur” që ndodhet në ushqime, 1.5 litra në ditë. Sa ujë duhet të pimë? Në përgjithësi duhet të pini aq ujë në ditë sa urina juaj të jetë gati e qartë.

Hani më pak, ushtrohuni më shumë
Gjëja e mirë e dietave është se ju tregojnë ku duhet të ndaloni që të merrni numrin ekstra të kalorive. Shumë njerëz hanë thjesht për zakon edhe nëse nuk janë të uritur. Në këtë mënyrë ju duhet të filloni dhe një program fitnesi. E di që mund të keni justifikime të ndryshme për këtë, duke thënë se nuk keni kohë, e të ngjashme. Por ndaluni dhe i bëni një pyetje vetes: “Sa energji më tepër do të kisha nëse nuk do t’i kisha këta ekstra kilogramë? Sa gjëra do të shijoja dhe do të ndjehesha mirë nëse do kisha një trup të shëndetshëm. A ja vlen disa minuta në ditë të inkorporoni këto sjellje të thjeshta gjatë ditës tuaj?”. Kjo do t’ju nxis që ju të filloni me ndryshimet në jetën tuaj.

Komentet

comments powered by Disqus