Patatet e skuqura sjellin kancerin

Patatet e skuqura sjellin kancerin

SHPËRNDARJE

16 Mars 2017 • 08:47 •

Akrilamida ose AA-ja formohet kur ushqimi gatuhet në temperatura të larta, si në rastin e skuqjes

Të hash patate të skuqura dhe të tjera ushqime të skuqura rrezikon të sëmuresh me kancer.

Kështu thuhet në një studim, i cili ka zbuluar se këto ushqime përmbajnë një kimikat të dëmshëm, i cili zakonisht gjendet në tymin e duhanit. Akrilamida ose AA-ja formohet kur ushqimi gatuhet në temperatura të larta, si në rastin e skuqjes.

Autoriteti Evropian për Sigurinë Shëndetësore ka publikuar studimin duke konfirmuar se kimikati në fjalë rrezikon ta sjellë kancerin. Në studim thuhet se akrilamida gjendet në shumë ushqime të përditshme, por fëmijët janë më të rrezikuar për shkak të peshës trupore.

Komentet

comments powered by Disqus